Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Ai sqaroi se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.