Shpërndarja e investimeve nga niveli qendror në komuna nuk është plotësisht proporcionale me popullsinë dhe sipërfaqen, duke nxjerrë në pah pabarazi në alokimin e investimeve, sipas analizës së institutit GAP. Vetëvendosje përfiton pjesën më të madhe të investimeve, me rreth 40% të investimeve totale dhe 34% të investimeve të reja, ndonëse përfaqëson rreth 24% të popullsisë dhe gati 18% të sipërfaqes. Në anën tjetër, LDK megjithëse ka përqindjen më të lartë të popullsisë dhe një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes, merr gati17% të investimeve totale dhe 10.6% të investimeve të reja. PDK paraqet një shpërndarje më të balancuar, ku përqindjet e investimeve janë më afër përqindjeve të popullsisë dhe sipërfaqes që ajo mbulon.