Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet më 14 shtator. Lajmi është njoftuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në një konferencë për shtyp në Spanjë. Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj - nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Më 30 gusht, BE-ja përsëriti thirrjen për të dyja vendet që të krijojnë një klimë të mirë dhe të qëndrueshme për vazhdimin e dialogut.