Qeveria e Kosovës thotë se "me gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel" mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçic. Sidoqoftë, zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, shton se do ta njoftojnë publikun sapo të konfirmohet ky takim. Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.