Top News – Kurti bën homazhe në Prekaz/ Në ditën kur NATO nisi bombardimet në Serbi
24/03/2021 11:48

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe te Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz, në ditën e shënimit të 22-vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s, kundër objektivave serbe. Kurti e ka quajtur Prekazin, vend të flijimit dhe të bashkimit. “Tre breza të Familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, mirëpo rënia e tyre heroike, e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjjen ndërkombëtare, e cila më 24 mars të vitit 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjenocidal, siç ishte Serbia e (Sllobodan) Millosheviqit” Ai ka thënë edhe se “drejtësia për këtë krim të Serbisë, nuk është vënë në vend”. Njëzetetrevjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë sulmeve të forcave serbe të sigurisë në këtë fshat, janë vrarë më shumë se 50 anëtarë të Familjes Jashari. Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana kanë filluar sulmet ajrore të forcave të NATO-s, kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Pas 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, atëbotë president i Serbisë, është dorëzuar në qershorin e vitit 1999 dhe ka pranuar Marrëveshjen e Kumanovës. Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit ka miratuar Rezolutën 1244, përmes së cilës ka vendosur administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe ka fuqizuar praninë ushtarake të KFOR-it. Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ka ndërtuar institucionet e veta, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, kanë shpallur pavarësinë e Kosovës

Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58