Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian, duhet të bëjë pjesën e tij duke mbajtur premtimet e dhëna, ndërsa Kosova duhet të bëjë detyrat e saj, sa i përket përmbushjes së reformave. Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Procesit të Berlinit, ku tha se ky proces, shtatë vjet më parë u krijua në sfondin e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive në rajon dhe në kohën kur anëtarësimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor duhej i largët. Por, sipas Kurtit, as pas shtatë vjetësh, situata nuk ka ndryshuar shumë.