Top News – Kurti, apel qeverisë: Mbroni të akuzuarit në Hagë!
15/11/2020 15:13

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte në Hagë. “Në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët, por as nuk mund të mbrohen të pandehurit sikur individë. Shteti i Kosovës duhet të organizojë dhe koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata i pamë se i kanë avokatët e tyre secili, por nevojitet bashkërendim nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit, por e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë”, tha Kurti. Në aktakuzën e Prokurorisë së Posaçme në Hag pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.Kundërshtarët, sipas aktakuzës, ishin njerëz që u perceptuan se kanë “bashkëpunuar me forcat e ish-Republikës Jugosllave, me zyrtarët apo institucionet shtetërore ose nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, përfshirë personat e lidhur me LDK-në dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”. Kurti tha se pretendimet e Dhomave të Specializuara se ka ekzistuar një ndërmarrje kriminale brenda UÇK-së, nuk janë të vërteta.

Top Channel/ Kosova miraton buxhetin 4 mld € vetëm me votat e mazhorancës
20/02 19:52
Top News- Kosova masa ndëshkuese kundër Rusisë/ Miraton pakon e 19 të sanksioneve të BE ndaj Moskës
20/02 19:38
Top News – Vetëvendosje nuk ka vendosur për Osmanin. Presidenti i ri dhe sfida për 80 vota në Kuvend
20/02 18:18
Top Channel/ Kush do jetë President i ri i Kosovës?! Sfida e re e politikës
19/02 15:20
Top News- Vrau shtetasen argjentinase/ Gjykata e Prishtinës dënon me 18 vite burg autorin
19/02 13:14
Top News- ‘FSK, në mesin e ushtrive më të forta në rajon’/ Maqedonci: 450 mln euro investime
19/02 12:53
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit! Seancë maratonë gjyqësore, çfarë ndodhi në Hagë
18/02 20:44
Top Channel/ “Ndërgjegjia ime është e pastër”, Kadri Veseli në Hagë: Kanosje dhe kërcënim
18/02 20:43
Top Channel/ E plotë! Jakup Krasniqi në Hagë: Mu mohua e drejta për të jetuar vitet e mbetura
18/02 20:42
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi “i vë pikat mbi i”: Mashtrim, nuk…
18/02 20:09
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit në Hagë! Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi: Luftuam për liri!
18/02 19:48
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Thaçi: Më 17 shkurt 2008, duke ndjerë rrahjet e stërgjyshërve tanë…
18/02 19:45
Top Channel/ “Jam i pafajshëm”,Thaçi i prerë para trupit gjykues në Hagë: Është vetëm një e vërtëtë!
18/02 19:39
Top Channel/ Beteja e UÇK-së në Hagë, çfarë nodhi në seancën maratonë
18/02 19:07
Top Channel/ “Jam në fazën e fundit të jetës”/ Deklarata prekëse e Krasniqit në Hagë: Rrezikova…
18/02 19:05
Top Channel/ Dëshmitë e ish-udhëheqësve të UÇK, Thaçi në Hagë: Nuk kisha plane për marrjen e…
18/02 19:03
Top Channel/ Deklarata e Krasniqit në Hagë: 16 vite burgim vetëm pse luftova për liri e pavarësi
18/02 19:02
Top Channel/ Thaçi thotë fjalën e fundit në Hagë: Ka vetëm një të vërtetë; jam i pafajshëm
18/02 15:22
Top Channel/ Avokatët e ish-liderëve të UÇK-së: Prokuroria paraqiti akuza me thashetheme
18/02 15:15
Top Channel/ Thaçi sot mbron luftën e UÇK-së, mbërrijnë në Hagë deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së
18/02 12:36
DIGITALB DIGITALB