Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të jetë pjesë e një paneli diskutimi në Zyrih, e organizuar nga partia socialdemokartike në Zvicër, që do mbahet në muajin shtator. Pjesëmarrja e Kurtit po shihet si fushatë për këtë parti, duke qenë se zgjedhjet atje do mbahen më 22 tetor për Këshillin Kombëtar.