Brenda dy javësh, gjykata e Shkodrës do marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për dërgimin në gjykim të dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj të cilët dyshohen se vranë Ramazan Matajn, në datën 5 janar të këtij viti në Postribë të Shkodrës. Teksa dosja hetimore ka zbritur në gjykatë, janë zbardhur disa detaje të reja lidhur me ekzekutimin e të riut, konkretisht veprimet e kryera nga ekzekutori Arjon Hasaj.