Dhjetori rezervon ‘katarsis politik’ për bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit. Në datën 2 dhjetor hyn në fuqi zhbërja e dy komisioneve që lehtësisht mund të quhen si mburoja ‘Mezini-Bezhani’ për zyrtarët e lartë të shtetit, duke i hapur rrugë Autoritetit të Dosjeve të kalojë në ‘sitë’ figurat që dyshohet se janë implikuar në dosjet e ish sigurimit të shtetit, mes të cilëve edhe ish presidenti, Ilir Meta.