Në fillim të vitit tjetër, Bashkia e Tiranës ka synimin që t’i bëjë falas kurset te Piramida, për fëmijët dhe të rinjtë që duan të marrin mësime në fushën e teknologjisë së informacionit. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se kjo është një ambicie që mund të bëhet realitet nga 1 Janari 2024. Ai shtoi më tej se me këto nisma, si edhe me investimet në infrastrukturë, qyteti po fillon të bëjë punët e së ardhmes.