Incidenti i regjistruar në Kurbin, ku pas një debati në një mbledhje të Partisë Demokratike, një anëtar nxori armën dhe qëlloi në ajër, është një paralajmërim jo vetëm për zgjedhjet e brendshme, por edhe ato lokale të 14 majit. Burime bëjnë me dije se shkak për nisjen e konfliktit verbal që degradoi në përdorimin e armës si kërcënim duke qëlluar në ajër, janë bërë regjistrimet e reja të simpatizantëve.