Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë festuar këtë të shtunë Kurban Bajramin, me manifestimin qendror kushtuar kësaj dite që u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë mbledh bashkë të gjithë, dhe apeloi që të festohet bashkë në Kosovë e diasporë.