Rrugët e Serbisë janë mbushur me grafite në të cilat shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë...”, që si slogan për herë të parë u pa në një ndeshje futbolli në të cilën mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksander Vucic. Ekspertja serbe e sigurisë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ivana Stradner, duke shpërndarë një video ku shihet duke u punuar një grafit i tillë në një rrugë të Serbisë, tha se kjo është e rrezikshme.