Një video e re e liderëve të partive, që dëshpërimisht kërkonin ndihmë ndërsa ndërtesa e kongresit amerikan dhunohej, siguroi një kthesë drithëruese në seancën e fundit të komisionit hetimor mbi rebelimin e 2021. Pamjet e papublikuara më parë, nënvizonin se liderët e kongresit ishin vulnerabël përballë turmave të dala jashtë kontrollit të mbështetësve të ish presidentit Donald Trump, që shkatërruan zyrat dhe korridoret e kongresit.