Rritjes së çmimit të karburanteve, qeveria ju përgjigj me caktimin e çmimeve tavan përmes bordit të transparencës, ndërkohë sa i takon reduktimit të akcizës, ky mekanizëm do të hyjë në fuqi vetëm nëse bordi miraton një çmim tregtimi të naftës më të lartë se 220 lekë për litër. Ministri i Financave, Petrit Malaj sqaroi mënyrën sesi do të funksionojë dhe vihet në zbatim ulja e akcizës.