Kuvendi i Kosovës e mbajti një seancë solemne në nder të 25-vjetorit të Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 të vrarë, kryesisht shqiptarë. Seanca nisi me këndimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit kombëtar shqiptar, si dhe me një minutë heshtje për të gjithë të rënët në luftën e viteve 1998-’99.