Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme pas njoftimit të pavlefshmërisë të mandatit të Fredi Belerit. Ky i fundit ka 30 ditë kohë të ankimojë vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Pritet që ankimimi në shkallën e dytë, të depozitohet nga avokatët mbrojtës të Belerit, megjithëse në seancën e kësaj të premte nuk u shfaq optimist dhe e cilësoi procesin e ndjekur ndaj tij, politik. Në rast se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve le në fuqi vendimin e komisionerit, Celibashi, Beleri mund të ankimojë sërish në Kolegjin Zgjedhor.