Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga politika, të paktën jo në një të ardhme të afërt. Në podkastin e radhës të tij, kreu i Qeverisë tha se ka momente që e mendon këtë, por se thirrja për tërheqje nuk është ende nga thellësia, por sipërfaqësore.