Numri i të gjobiturve nga Policia për mosmbajtjen e maskës, pasi dalin nga shtëpia thuajse është i barabartë me numrin e infektimeve të reja. Një ditë më parë infektimet me koronavirus ishin 1021, ndërsa të gjobiturit për 24 orët e fundit kanë qenë 917 qytetarë, 906 prej tyre për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.