Barazimi 1-1 në Moldavi bëri që Shqipëria të sigurojë matematikisht kualifikimin për në Euro 2024, teksa festa e futbollistëve kuqezi nisi që në “Zimbru Stadium”, për të vijuar më pas në aeroport. Në pritje të nisjes së fluturimit për në Shqipëri, futbollistët dhuruan spektakël me këngë e valle edhe në aeroportin moldav, teksa festa pritet të kulmojë të hënën, pas ndeshjes me Ishujt Faroe.