Vdekja e 32-vjeçarit mesnatën e së mërkurës, ka trazuar ujërat politike dhe jo vetëm. Teksa ish-kryeministri Sali Berisha, nga ambientet e jashtme të Kuvendit e konsideroi si vrasje shtetërore dhe kërkoi protesta nga të rinjtë, kësaj përgjigje duket se i është përgjigjur shoqëria civile, e cila nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka paralajmëruar një protestë për tu mbajtur këtë të premte pranë Ministrisë së Brendshme.