Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit “Panzerfaust 3” nga Gjermani, ka bërë me dije ‘Ëorld News’. Sipas mediave në Kosovë, ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse. Sistemi “Panzerfaust 3” njihet për efikasitetin e tij kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret nga disa ushtri të vendeve të NATO-s dhe dhe partnerëve të tyre. “Panzerfaust 3”, ose I njohur ndryshe si “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga të paktën 11 shtete europiane.