Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë e Durrësit, Dritan Burgija, së bashku me anëtarin Arlind Boshku mësynë të mërkurën në selinë e partisë së tyre bashkë me një grup mbështetësisht, për të kundërshtuar vendimin e përjashtimit. Ata e konsideruan vendimin e marrë nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka si të padrejtë dhe në kundërshtim me statutin e partisë dhe kërkuan një takim me Sali Berishën. Ai theksoi se kërkon shpjegime për përjashtimin dhe një ballafaqim me lidershipin për faktet dhe provat që çuan në këtë vendim.