Pas zgjedhjes së Nenad Rashiq, si nënkryetari I pestë I komunitetit serb dhe konstituimit të Kosovës, Lista Serbe ka deklaruar se procesi ka qënë I paligjshëm dhe se çështjen do ta ridërgojë në Gjykatë Kushtetuese. Deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe, tha se është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit. Edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur dyshime mbi kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit.