Pas Kamzës dhe Rrogozhinës, koalicioni Meta-Berisha kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Bashkinë e Elbasanit. Përfaqësuesi ligjor i këtij koalicioni Franc Nuri, depozitoi ankimimin në KAS, ku kundërshtoi vendimin për miratimin e rezultatit të Elbasanit, qoftë për kryetar bashkie po ashtu edhe për këshillin bashkiak.