Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka dorëzuar këtë të hënë (03.11.2025) padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar anulimin e vendimit për miratimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026. Drejtori i AVONET, Kenan Gashi është shprehur se zbatimi i vendimit do të shkaktonte dëme të rënda dhe të pariparueshme ndaj rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe interesit publik të Republikës së Kosovës.