Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për ndërtimet pa leje në fshat, ku thotë se bujqit nuk mund të paguajnë tarifa e taksa që vijnë si pasojë e “burokracisë shtetërore”. Shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kostot e burokracisë sipas Braçes janë arsyeja pse vazhdon të ndërtohet pa leje në fshat dhe shton se qytetarët nuk mund të paguajnë gjobat që arrijnë në miliona lekë.