Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit, e cila u mbyt së bashku me tre fëmijet e mitur në lumin e Bunës, është paraqitur në Prokurorinë e Shkodrës për të dhënë sërish dëshminë e saj. Prokuroria dyshon në vërtetësinë e dëshmisë së dhënë heren e parë nga kunata prandaj është thirrur për herë të dytë. Në dëshminë e saj Valentina Arrazi tregon detaje nga takimi i tyre i fundit, teksa thekson se Alma ishte në dijeni prej kohësh për faktin që Erdgys Arrazi, bashkëshorti i saj kishte nisur një lidhje jashtëmartesore.