Ky është momenti I aksionit të uniformave blu në Malësinë e Madhe, në kuadër të operacionit antidrogë ‘Faza e parë’, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar autorët e kësaj veprimtarie kriminale Ersad Qerimaj, Bora Qerimaj dhe Adelina Qerimaj, familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa është shpallur në kërkim një person, dhe janë proceduar penalisht dy shtetase të tjera. Sipas policisë, aksioni u zhvillua pas marrejes së informacioneve se në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë Çezmë disa persona po kishin mbjellë fara kanabisi në platforma polistiroli. në fshatin Bajzë, u evidentuan një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabisi të kultivuar në platforma polistiroli, te cilët u shkatërruan gjatë operacionit, ndërkohë që një pjesë e tyre u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale. Në në vijim të operacionit, në fshatin Gruemirë Çezmë, në një magazinë u konstatuan edhe disa platforma të tjera polistiroli, në të cilat ishin kultivuar filiza dhe fara narkotike të dyshuara kanabisi. Policia njofton se vijon puna për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste. Uniformat blu te Shkodrës kanë goditur edhe një rast tjetër në fushën e narkotikëve. Në pranga ka përfunduar 41 vjeçari Astrit Shekaj, të cilit I janë sekuestruar 10 kilogramë Cannabis Sativa, 1 automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka. Sipas Policisë, 41 vjeçari dyshohet se motobarkat do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.