Ka marrë fund arratia për dy vëllezër që ishin shpallur në kërkim nga prokuroria e Shkodrës, si autorë të kultivimit të 400 bimëve kanabis sativa. Emiljan dhe Mikelian Filipi u vendosën në pranga për shkak se gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë ‘arrest në burg’.