Policia ka vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin e lëndëve narktotike në të gjithë vendin. Gjatë kontrolleve në fusha të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion se kultivohet lëndë narkotike, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Preng Brunga, I cili akuzohet për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".