Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tropojë, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gëzim Prengzaj, 30 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj. Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në bjeshkët e fshatit Vilisht.