Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi dyshohet se janë të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe atë të shpërndarjes. Ata janë Engjëllush Ibrahimi, Erion Etemaj dhe Eldi Mykaj, thotë policia e Kosovës ndërsa ka shpërndarë dhe fotot e tyre në Facebook. “Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thonë autoritetet e Kosovës që kërkojnë ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion mbi vendodhjen e tyre. Shpallja në kërkim e tre të dyshuarve u bë pas hetimeve të kryera nga ana e organeve ligjzbatuese.