Gjenden në pyllin e Shporit dhe asgjësohen 236 fidanë cannabisi. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor. 29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit.