31 vjecari Jurgen Zotaj, i shpallur në kërkim për grabitje me dhunë, u kap në flagrancë nga policia e Vlorës teksa po qarkullonte me automjet. Shërbimet e Delta Force, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë morën informacione se në fshatin Kotë, në vendin e quajtur “Fusha e Murrës” po qarkullonin me automjet dy persona, dhe se ishin të armatosur.