Ndërtimi i kullës 65 kate prapa Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit mblodhi sërish qytetarët në protestë, për të kundërshtuar projektin Mali i Tiranës, i cili do të ndërtohet nga komapnia “Nova Construction 2012” . Me pankarata në duar, protestuesit, të udhëhequr nga aktivisti Arlind Qori, brohorisnin “Larg Duart nga Parku”.