Kukësi është zbardhur nga dëbora, teksa në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 centimetra, ndërsa në zonat e thella trashësia i ka kaluar 40 centimetra duke sjellë edhe probleme për shumë banorë. Zonat më të prekura nga bora në Kukës ngelen fshatrat Shkinak, Tërshen, Turaj, Xhafere, Kollovoz, Stanet e Novesojt, Arrën ku lëvizja në këtë zona bëhet vetëm me mjete të larta për shkak të trashësisë së bores.