Kukësi rikthehet më në fund te fitorja në Abissnet Superiore. skuadra verilindore që nuk e njihte suksesin prej 4 ndeshjesh arriti të fitojë ndaj Dinamos me rezultatin 2-0 duke marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Sfida u zhbllokua në minutën e 17 kur Prodani shënoi autogol pas topit të përplasur në këmbët e tij duke e nxjerrë jashtë loje portierin simoni. dinamo kërkoi të kundërpërgjigjej teksa tentoi me Haxhiun dhe Ibraimin, por asnjë prej tyre nuk u tregua i saktë. nnë fillimin e pjesës së dytë, Kukësi gjeti edhe golin e dytë me Milunovic që shënoi me një gjuajtje me kokë duke i dhënë mundësinë skuadrës verilindore të fitonte këtë përballje 2-0 duke ruajtur vendin e tretë por edhe duke iu afruar lacit të vendit të dytë