Edhe pas urdhërit për t’i dhënë fund bllokadës, protestuesit kundër kufizimeve Pandemike mes SHBA e Kanadasë vijojnë protestat. Teksa kryeministri Justin Trudeau i ka premtuar presidentit Joe Biden veprime të shpejta për t’i dhënë fund krizës që po i kushton tregtisë mes dy vendeve rreth 300 milionë dollarë në ditë. Nga ana tjetër një gjykatës kanadez urdhëroi t’i jepet fund bllokadës katër-ditore të Urës së Ambasadorit, pika më e ngarkuar e kufirit tokësor të Amerikës së Veriut.