Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjet e saj kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë që do të zhvillohen në 7 dhe 10 qershor. Skuadra kuqezi nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij teknik ka zhvilluar seancën e tretë stërvitore në ambientet e Shtëpidë së futbollit Tekniku brazilian në këtë seancë stërvitore e pati të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion përvec Rey Manajt. Sulmuesi, që ishte prekur nga një gjendje gripale u stërvit në palestër, i distancuar nga skuadra. Kombëtarja shqiptare do të vijojë edhe në ditët e ardhshme punën për të përgatitur sa më mirë si ndeshjen me Serbinë ashtu edhe atë me letoninë.