Hakerat iranianë arritën të depërtonin në çdo hallkë të sistemit kompjuterik të qeverisë shqiptare, duke vënë në pikëpyetje financimin e qeverisë për mbrojtjen e hapësirës virtuale dhe garantimin e pajisjeve të sofistikuara kompjuterike. Në fakt, çdo vit miliona lekë nga buxheti i shtetit shkojnë në drejtim të pajisjeve kompjuterike të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Në 10 janar të këtij vitit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka depozituar një letër zyrtare drejtuar ministrisë së brendshme, me në krye Bledi Çuçin.