Zëvendëskancelari Robert Habek drejton tani seancat e qeverisë gjermane pasi kancelari Olaf Scholz është me pushime. Sigurisht që edhe kancelari duhet të “pushojë” nga punët e shumta dhe stresi i përditshëm. Pikërisht kjo po ndodh këto ditë me kancelarin Olaf Scholz, edhe pse nuk dihet nëse ai ka paketuar çizmet e tij për hiking dhe ka shkuar në male apo ka marrë rroba banjo për t’u larë diku në det.