90 milionë euro ka vënë në dispozicion BE për migrantët në Bosnje. Por nisur nga gjendja katastrofale e refugjatëve në zonën kufitare me Kroacinë, shumë po pyesin se cfarë ka ndodhur me këto fonde? Itinerari i Ballkanit që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, është zhvendosur gjithnjë e më shumë në drejtim të Bosnje-Hercegovinës.