Sot është raundi i tretë i përballjes së Ilir Metës me Gjykatën Kushtetuese. Presidenti e ka nisur ditën duke uruar një javë të mbarë nëpërmjet një fotoje nga liqeni, ku shfaqet i qetë. Vendimin për mandatin e tij presidencial, Meta do e presë nga zyra e tij, duke mos marrë pjesë fizikisht në seancë. Më herët Meta është shprehur, se kostumi i presidentit i rrinte ngushtë, ndaj menjëherë pas përfundimit të mandatit në 24 korrik, do i rikthehet sërish arenës politike.