Edhe nëse e Bashkimi Europian nuk ndalon hyrjen e turistëve rusë, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Finlanda nuk do të lejojnë kalimin e qytetarëve nga Federata Ruse. Ministri i Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis paralajmëroi të hënën se turistët rusë mund të ndalohen të hyjnë në vendet baltike, Finlandë e Poloni, pavarësisht nëse BE-ja nuk miraton ndalimin e tyre në mbarë bllokun.