Kur Partia Demokratike vijon të mos ketë një qëndrim të unifikuar për bashkimin e demokratëve, pasi një palë kërkon dorëheqjen e ish-kryeministrit Berisha dhe nuk e njeh atë si pjesë e grupit parlamentar, e pala tjetër me një qëndrim tërësisht të kundërt, duket se ka edhe gjëra të cilat i bashkojnë qëndrimet. Një nga këto u artikulua të martën edhe nga Gazment Bardhi, i cili është i prerë kundër liderit historik Sali Berisha, dhe qenies së tij në grupin e PD.