Një tjetër shtëpi e përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike, me llamba është zbuluar në Shkodër, në lagjen “Ndoc Mazi”, duke e çuar në 10 numrin e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”. Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas, 35-vje¬çarin me iniciale A. V. dhe një 16-vjeçar, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu u proceduan penalisht 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, dhe një 22-vjeçare, banuese në Pukë për moskallëzim krimi.