Komisariati i Policisë numër 5 ka përfunduar operacionin policor "Llamba", duke goditur një rast të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura. Gjatë operacionit, janë sekuestruar lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivimin e bimëve narkotike.