Shtetasi Eduart Rexhepaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi merrej më shitje të lëndëve narkotike. Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe ata të Forcës "Shqiponja", kanë rënë në gjurmët e tij. Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 54-vjeçarit, në lagjen "16 prilli", shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, në doza.